Ballkani fiton me lehtësi ndaj Ferizajt – tri pikë të reja për skuadrën e Dajës

Ballkani ka marrë një tjetër fitore në Superligën e Kosovës. Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka marrë një fitore tjetër në Superligën e Kosovës, në përballjen kundër Ferizaj, shkruan lajmi.net. Lojtarët e Ilir Dajës shënuan fitore me rezultatin 0:3 në udhëtim, për t’u kthyer te fitorja, pas humbjes ndaj Dritës. Mysafirët kaluan në epërsi fillimisht me…

Sport

19/09/2022 16:51

Ballkani ka marrë një tjetër fitore në Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Suhareka, Ballkani ka marrë një fitore tjetër në Superligën e Kosovës, në përballjen kundër Ferizaj, shkruan lajmi.net.

Lojtarët e Ilir Dajës shënuan fitore me rezultatin 0:3 në udhëtim, për t’u kthyer te fitorja, pas humbjes ndaj Dritës.

Mysafirët kaluan në epërsi fillimisht me golin e Rrahmanit në minutën e 43’, kurse në pjesën e dytë gjetën golin edhe dy herë, fillimisht me Bekteshin në minutën 68’ e më pas me Meriton Korenicën në minutën e 76’.

Me fitoren e regjistruar sot, Ballkani shkon në kuotën e 12 pikëve në pesë ndeshje, kurse Ferizaj mbetet me shtatë pikë në pozitën e parafundit. /Lajmi.net/