Simeone për ndeshjen ndaj Realit: Kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur pas humbjes së ekipit të tij. Mbrëmë u zhvillua derbi i Madridit, ndërmjet Atleticos dhe Realit. Në atë takim triumfoi Real Madridi, pasi mposhti 2:1 Atleticon. E, pas asaj disfate ka folur trajneri i ekipit të ‘Los colconeros’, Simeon duke thënë se kanë luajtur kundër një ekipi…

Sport

19/09/2022 08:29

Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka folur pas humbjes së ekipit të tij.

Mbrëmë u zhvillua derbi i Madridit, ndërmjet Atleticos dhe Realit.

Në atë takim triumfoi Real Madridi, pasi mposhti 2:1 Atleticon.

E, pas asaj disfate ka folur trajneri i ekipit të ‘Los colconeros’, Simeon duke thënë se kanë luajtur kundër një ekipi shumë të fortë.

“Kemi luajtur kundër një ekipi shumë të fortë. Forca është e mrekullueshme. Më kujton skuadrën që kisha me Kostën dhe disa na kritikuan. Kur ka forcë është e mrekullueshme”, tha fillimisht ai, përcjell lajmi.net.

Sipas argjentinasit, çelësi i suksesit të ‘Mbretërve’ është trajneri i tyre Carlo Ancelotti.

“Ata kanë një lojë direkte shumë të mirë. Ata kanë një tranzicion të jashtëzakonshëm nga mbrojtja në sulm. E shihni pse është një ekip që luan shumë i organizuar, është një ekip që më pas i shfrytëzon shumë mirë shanset e tij. Është një punë e shkëlqyer e trajnerit. Pavarësisht lojës së mrekullueshme të Madridit, ne gjithmonë përpiqemi të mos e lëmë lojën”, përfundoi ai.

Real Madridi me fitoren e mbrëmshme ka shkuar në kuotën e 18 pikëve në vendin e parë, kurse Atletico ka 10, në pozitën e shtatë./Lajmi.net/