Ballkani luan në udhëtim te Ferizaj – në kuadër të Superligës

Ballkani dhe Ferizaj sot luajnë përball njëra-tjetrës. Kampioni në fuqi dhe Ferizaj do mbyllin sot xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, transmeton lajmi.net. Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej gjatë ditës së djeshme, por për shkak të një problemi lidhur me udhëtimin e Ballkanit nga Praga (pas humbjes 3:2, në kudër të grupeve në…

Sport

19/09/2022 08:05

Ballkani dhe Ferizaj sot luajnë përball njëra-tjetrës.

Kampioni në fuqi dhe Ferizaj do mbyllin sot xhiron e tetë të Superligës së Kosovës, transmeton lajmi.net.

Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej gjatë ditës së djeshme, por për shkak të një problemi lidhur me udhëtimin e Ballkanit nga Praga (pas humbjes 3:2, në kudër të grupeve në Ligën e Konferencës), orari është shtyrë.

Për Ballkanin ky takim duket i lehtë, së paku në letër, pasi Ferizaj nuk janë në një formë të mirë.

Andaj, suharekasit do të kërkojnë vetëm pikët e plota në këtë përballje.

Ndeshja zhvillohet në Ferizaj, me fillim nga ora 15:00./Lajmi.net/