Prishtina fiton lehtësisht ndaj Malishevës

Prishtina ka fituar me lehtësi në ndeshjen ndaj Malishevës, e vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll. Kryeqytetasit shënuan plot katër herë në portën e mysafirëve, transmeton lajmi.net. Për skuadrën e Ismet Munishit, që luajti pa praninë e tifozëve, shënuan Hoti (1’), Uka (27’), Krasniqi (penallti) (34’) dhe Gashi (45+), teksa gjithçka që arriti të…

Sport

14/09/2022 16:55

Prishtina ka fituar me lehtësi në ndeshjen ndaj Malishevës, e vlefshme për Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit shënuan plot katër herë në portën e mysafirëve, transmeton lajmi.net.

Për skuadrën e Ismet Munishit, që luajti pa praninë e tifozëve, shënuan Hoti (1’), Uka (27’), Krasniqi (penallti) (34’) dhe Gashi (45+), teksa gjithçka që arriti të bënte Malisheva ishin golat e Shillovës dhe Hajdarit.

Falë kësaj fitoreje, Prishtina ngjitet në vendin e tretë me 11 pikë. /Lajmi.net/