​Ky është lojtari shkaku i të cilit Ekuadorit rrezikon të përjashtohet nga Kupa e Botës

FIFA do të vendosë këtë javë nëse Ekuadori do të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 bë Katar, ndërsa komisioni i saj i apelit po i shqyrton pretendimet për fshehjen e identitetit të Byron Castillos. Kjo është situata sipas “Daily Mail”, e cila raporton se ka zbuluar prova të reja që Federata e Futbollit të…

Sport

13/09/2022 14:37

FIFA do të vendosë këtë javë nëse Ekuadori do të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 bë Katar, ndërsa komisioni i saj i apelit po i shqyrton pretendimet për fshehjen e identitetit të Byron Castillos.

Kjo është situata sipas “Daily Mail”, e cila raporton se ka zbuluar prova të reja që Federata e Futbollit të Ekuadorit (FEF) dinte për një certifikatë të falsifikuar lindjeje në lidhje me Castillon. Komisioni i Apelit i FIFA-s do të vendosë mbi hetimin e tij të enjten, më 15 shtator.

FIFA ka kërkuar për vendin e vërtetë të lindjes së Castillo-s që nga prilli, pasi Federata Kiliane ngriti shqetësime për përshtatshmërinë e tij. Ai bëri një ankesë zyrtare në organin drejtues të futbollit, duke pretenduar se mbrojtësi i djathtë është një shtetas kolumbian dhe nuk ka lindur në Ekuador, përcjellë KosovaPress.

Castillo, 23 vjeç, bëri debutimin e tij për Ekuadorin në kualifikimet e Kupës së Botës në shtator 2021 dhe u paraqit tetë herë kur ky shtet siguroi një vend në Kupën e Botës. Ai gjithashtu u përball edhe dy herë me Kilin i cili nuk arriti të kualifikohej pasi mori vetëm një pikë.

Kili shpreson ta zë vendin e Ekuadorit në Kupën e Botës nëse rivali i tyre amerikano-jugor përjashtohet. Nëse komisioni i apelit mbështet ankesën, FIFA ka të ngjarë t’i japë “La Rojas” dy fitore nga 3-0 që do ta çonin Kilin nga e shtata në renditje në të katërtin që është pozicioni aktual i Ekuadorit.

Përjashtimi i Ekuadorit nga Kupa e Botës 2022 do të ndryshonte gjithashtu edhe ekipin më të cilin do të takohej Katari në ndeshjen hapëse e cila nis të dielën, 20 nëntor pas ceremonisë së hapjes në stadiumin “Al Bayt”.