Munishi në paqe me ‘ish-in’, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët
Prishtina nuk ka arritur më shumë sesa një barazim nga udhëtimi në Gjilan. Skuadra e Prishtinës ka luajtur baras 1:1 në udhëtim kundër Gjilanit, shkruan lajmi.net. Të parët që kaluan në epërsi në këtë ndeshje ishin vendasit, të cilët gjetën golin me Elton Cale, në minutën e 40’. Prishtina arriti të kthente balancin me golin…

Sport
Prishtina nuk ka arritur më shumë sesa një barazim nga udhëtimi në Gjilan.
Skuadra e Prishtinës ka luajtur baras 1:1 në udhëtim kundër Gjilanit, shkruan lajmi.net.
Të parët që kaluan në epërsi në këtë ndeshje ishin vendasit, të cilët gjetën golin me Elton Cale, në minutën e 40’.
Prishtina arriti të kthente balancin me golin e Kreshnik Ukës, në minutën e 66’.
Goli i Prishtinës u shënua nga pika e bardhë e penalltisë dhe ishte vula e rezultatit final.
Gjilani mban pozitën e parë me 6 ndeshje të luajtura dhe 14 pikë të grumbulluara. Prishtina është në pozitën e katërt, me tetë pikë në pesë ndeshje. /Lajmi.net/