Drita s’e njeh kampionin, i shkon Ballkanit në shtëpi dhe ia merr tri pikët
Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit. Skuadra e Dritës ka konfirmuar se do të jetë në garë për titullin e kampionit këtë edicion, duke mposhtur sot kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net. ‘Intelektualët’ kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marko Simonovski, në minutën e 31’ të takimit. Drita mbyti ndeshjen…

Sport
Drita ka fituar derbin ndaj Ballkanit.
Skuadra e Dritës ka konfirmuar se do të jetë në garë për titullin e kampionit këtë edicion, duke mposhtur sot kampionin në fuqi, Ballkanin, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.
‘Intelektualët’ kaluan në epërsi me golin e shënuar nga Marko Simonovski, në minutën e 31’ të takimit.
Drita mbyti ndeshjen me golin e shënuar në minutën e 59’, duke vulosur rezultatin final 0:2 me Besnik Krasniqin.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11 pikëve pas pesë ndeshjeve, derisa Ballkani mbetet në nëntë pikë me katër ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/