Goli i Muriqit i pamjaftueshëm, Reali shkatërron Mallorcan

Real Madrid ka marrë tri pikët në ndeshjen ndaj Mallorca. Skuadra e Real Madrid i ka dhënë leksione skuadrës së Mallorca, duke e mposhtur me rezultatin 4:1, shkruan lajmi.net. Momenti më i mirë në ndeshje për adhuruesit e futbollit në Kosovë ishte minuta 35’, kur Vedat Muriqi dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 0:1, shkruan…

Sport

11/09/2022 15:58

Real Madrid ka marrë tri pikët në ndeshjen ndaj Mallorca.

Skuadra e Real Madrid i ka dhënë leksione skuadrës së Mallorca, duke e mposhtur me rezultatin 4:1, shkruan lajmi.net.

Momenti më i mirë në ndeshje për adhuruesit e futbollit në Kosovë ishte minuta 35’, kur Vedat Muriqi dërgoi topin në rrjetë, për rezultatin 0:1, shkruan lajmi.net.

Dhjetë minuta pas Muriqit, Fede Valverde dërgoi topin në rrjetë duke barazuar gjithçka në 1:1, dhe për ta mbyllur pjesën e parë në balancë.

Në pjesën e dytë gjithçka shkoi në favor të skuadrës së Real Madrid.

Vinicius Junior arriti t’i jepte epërsinë Realit, me golin e minutës së 73’, për rezultatin 2:1.

Në fundin e ndeshjes, Rodrygo shënoiu për 3:1 në minutën 89’, kurse Rudiger në minutën 90+3’ vulosi rezultatin final 4:1.

Real Madrid kthehet në pozitën e parë, me 15 pikë në pesë ndeshje, pa asnjë gabim. Mallorca mbetet në pozitën e 13-të, me 5 pikë. /Lajmi.net/