Shtetasi i Shqipërisë zhduket në Kosovë
Të dielën bëhen një javë që kur u zhduk Melidin Adili, 27-vjeçari që erdhi nga Shqipëria për të mbledhur boronica në Kosovë, e nga bjeshkët e Dragashit nuk u kthye më. Familjarët, që të shtunën bënë kërkime vetëm pasi institucionet e ndërprenë operacionin e kërkim shpëtimit pas kushteve të këqija atmosferike, njofton Klan Kosova. Por,…
Bota
Të dielën bëhen një javë që kur u zhduk Melidin Adili, 27-vjeçari që erdhi nga Shqipëria për të mbledhur boronica në Kosovë, e nga bjeshkët e Dragashit nuk u kthye më.
Familjarët, që të shtunën bënë kërkime vetëm pasi institucionet e ndërprenë operacionin e kërkim shpëtimit pas kushteve të këqija atmosferike, njofton Klan Kosova.
Por, për disa ditë rresht për ta gjetur djalin në terren dolën ekipet e Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë.
Po ashtu edhe Shoqata e Kërkim Shpëtimit nga Kosova e shumë vullnetarë.
Nga policia kërkuan bashkëpunimin gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e zhdukur apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë në organet e rendit.