Konfiskohen 580 gramë ar në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandës në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit. Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit A.M. nga Maqedonia e Veriut, policia ka gjetur 580 gramë ar të fshehur në bagazh, e cila është konfiskuar nga Dogana e Kosovës pasi nuk ishte e deklaruar paraprakisht. Policia Kufitare e…

Lajme
Policia e Kosovës ka parandaluar sot një rast të kontrabandës në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit.
Gjatë kontrollit të automjetit të shtetasit A.M. nga Maqedonia e Veriut, policia ka gjetur 580 gramë ar të fshehur në bagazh, e cila është konfiskuar nga Dogana e Kosovës pasi nuk ishte e deklaruar paraprakisht.
Policia Kufitare e Kosovës në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në terren, thuhet në komunikatë.
Njoftimi i plotë:
Parandalohet kontrabandimi i një sasie të arit në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
Prishtinë, 7 shtator 2022
Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet kufitare nga rajoni i Lindjes pas pranimit të informacioneve relevante se një person i dyshuar (A.M.) shtetas i Republikës së Maqedonisë-veri, është duke futur ari dhe argjend në Republikën e Kosovës pa e deklaruar atë tek autoritetet doganore ka ndërmarr veprime të menjëhershme për identifikimin dhe ndalimin e tij.
Personi i dyshuar i lartcekur me iniciale me automjetin e tipit audi Q5, ngjyrë hiri, me datë 07.09.2022, është ndaluar nga Policia duke hyrë në Republikën e Kosovës përmes pikë kalimit kufitar Hani i Elezit dhe gjatë kontrollit të vijës së dytë së bashku me zyrtarët doganor, në anën e majtë mbrapa në bagazh, te sirtari i pajisjeve janë gjetur të fshehura dhe të padeklaruara një sasi e arit prej (580 gram).
Ari i fshehur, i padeklaruar është konfiskuar nga ana e Doganës së Kosovës të cilët edhe janë marr me procedra të mëtejme.
Policia Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore është e përkushtuar në zbatim të masave për parandalim dhe luftim të paligjshmërisë dhe kontrabandës, si dhe janë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale nga njësitet relevante në teren.