Tuchel qëndroi te Chelsea 350 ditë dhe drejtoi 100 ndeshje – fitoi Champions League
Thomas Tuchel është shkarkuar nga posti i trajnerit të Chelsea. Drejtuesit e rinj të Chelsea nuk i kanë dhënë kohë trajnerit gjerman Tuchel, të cilit sot i treguan derën e largimit. Pas 350 ditëve në krye të stolit të ‘Bluve’, Tuchel kishte numëruar 100 ndeshje si trajner, përcjell lajmi.net. Në këto 100 ndeshje, Tuchel bëhej…
Sport
Thomas Tuchel është shkarkuar nga posti i trajnerit të Chelsea.
Drejtuesit e rinj të Chelsea nuk i kanë dhënë kohë trajnerit gjerman Tuchel, të cilit sot i treguan derën e largimit.
Pas 350 ditëve në krye të stolit të ‘Bluve’, Tuchel kishte numëruar 100 ndeshje si trajner, përcjell lajmi.net.
Në këto 100 ndeshje, Tuchel bëhej trajneri i parë në histori të Chelsea që arriti të dërgonte klubin në finale të Kupës së Ligës, Kupës FA dhe Champions League/Superkupës së Evropës.
Tuchel fitonte trofeun e Champions League duke mposhtur skuadrën e Manchester City në finale.
Gjermani kishte kontratë me Chelsea deri në vitin 2024, por nuk e plotësoi deri në fund, me vendim të bordit të ‘Bluve’.
Pasuesi i tij te stoli i Chelsea pritet të jetë Graham Potter. /Lajmi.net/