Gazetari i MARCA: Lëndimi i Benzemas s’duket serioz

Ndonëse Real Madridi fitoi, një episod që ua ngriu buzëqeshjen ishte padyshim lëndimi i Karim Benzemas. Lojtari u dëmtua në pjesën e parë, duke shkaktuar panikë në kampin madrilien. Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët “Los Blancos” mendoi gazetari i MARCA-s, Jose Felix Diaz, i cili tha se ky lëndim nuk është serioz. “Testimet e para…

Sport

06/09/2022 23:26

Ndonëse Real Madridi fitoi, një episod që ua ngriu buzëqeshjen ishte padyshim lëndimi i Karim Benzemas.

Lojtari u dëmtua në pjesën e parë, duke shkaktuar panikë në kampin madrilien.

Gjithsesi, për t’i qetësuar tifozët “Los Blancos” mendoi gazetari i MARCA-s, Jose Felix Diaz, i cili tha se ky lëndim nuk është serioz.

“Testimet e para thonë se nuk ka të bëjë me një lëndim të rëndë. Gjithsesi, ta shohim”, shkroi ai në Twitter. /Lajmi.net/