“Krenar që jam këtu”, Dest flet për herë të parë si lojtar i Milanit

Sergino Dest u zyrtarizua dje si lojtari më i ri i Milanit. Mbrojtësi anësor  kaloi te “Rossonerët” nga Barcelona në formë huazimi për këtë edicion me mundësi blerje në fund të sezonit. Pas transferimit të tij në “San Siro”, Dest u shpreh i lumtur që iu bashkua një klubi si Milani. “Jam shumë krenar dhe…

Sport

02/09/2022 11:32

Sergino Dest u zyrtarizua dje si lojtari më i ri i Milanit.

Mbrojtësi anësor  kaloi te “Rossonerët” nga Barcelona në formë huazimi për këtë edicion me mundësi blerje në fund të sezonit.

Pas transferimit të tij në “San Siro”, Dest u shpreh i lumtur që iu bashkua një klubi si Milani.

“Jam shumë krenar dhe shumë i emocionuar që jam këtu. Për mua është një nder që bashkohem me kampionët e Italisë dhe të jem pjesë e një klubi kaq historik si Milan. Dua të bëj gjëra të mira dhe të fitoj trofe, duke nisur nga ky sezon”,  theksoi Dest.

Brenda marrëveshjes për huazim parashihet edhe opsioni i blerjes përfundimtare të lojtarit për shumën e 20 milionë funteve. /Lajmi.net/