Prishtina ua lehtëson ardhjen tifozëve për ndeshjen me Ballkanin– jep bileta falas për disa sektorë

Prishtina u ka bërë me dije tifozëve se të premten do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Ballkanit të dielën. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi më i trofeshëm në Kosovë bëri me dije se disa sektorë do të kenë bileta falas, transmeton lajmi.net. Veriu dhe Jugu i tribunave do të jenë…

Sport

31/08/2022 23:36

Prishtina u ka bërë me dije tifozëve se të premten do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen ndaj Ballkanit të dielën.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, klubi më i trofeshëm në Kosovë bëri me dije se disa sektorë do të kenë bileta falas, transmeton lajmi.net.

Veriu dhe Jugu i tribunave do të jenë tërësisht falas, ndërsa lindja dhe perëndimi do të kenë çmimore prej 1 dhe 2 eurove.

Kjo ndeshje do të luhet të dielën më fillim nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të klubit./Lajmi.net/