Milani ngec në “Mapei Stadium”, merr veç një pikë ndaj Sassuolos
Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Serie A. Përkundër disa përpjekjeve, “Rossonerët” nuk bënë mjaftueshëm për t’u kthyer në Milano me pikë të plota. Në fakt, ishte Maignan ai që e shpëtoi skuadrën nga një disfatë teksa në pjesë…

Sport
Milani nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për xhiron e katërt të Serie A.
Përkundër disa përpjekjeve, “Rossonerët” nuk bënë mjaftueshëm për t’u kthyer në Milano me pikë të plota.
Në fakt, ishte Maignan ai që e shpëtoi skuadrën nga një disfatë teksa në pjesë të parë arriti ta ndalë një penallti të gjuajtur nga Berrardi.
Si përfundim, “kuqezinjtë” nuk e mbërthejnë vendin e parë, duke e lënë garën e hapur për liderin e xhiros.
Pas pak minutash do të luajë Interi që do të synojë ta shfrytëzojë këtë lëshim nga komshinjtë e të njëjtit qytet. /Lajmi.net/