Milan luan në udhëtim ndaj Sassuolo, Kjaer pritet të ketë minutat e para pas nëntë muajsh
Simon Kjaer pritet të kthehet nga lëndimi që e mbajti për kohë të gjatë jashtë fushave. Sonte, skuadra e Milan luan në udhëtim kundër Sassuolo, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, shkruan lajmi.net. ‘Rossoneri’ kërkojnë tri pikët për të mbajtur ritmin e mirë në këtë fillim sezoni. Por, një gjëje tjetër që…

Sport
Simon Kjaer pritet të kthehet nga lëndimi që e mbajti për kohë të gjatë jashtë fushave.
Sonte, skuadra e Milan luan në udhëtim kundër Sassuolo, në kuadër të xhiros së katërt në Serie A, shkruan lajmi.net.
‘Rossoneri’ kërkojnë tri pikët për të mbajtur ritmin e mirë në këtë fillim sezoni. Por, një gjëje tjetër që i gëzohen tifozët është rikthimi i Kjaer.
Sipas mediave italiane, Simon Kjaer pritet të ketë minutat e tij për herë të parë pas nëntë muajsh.
Lojtari danez pritet të emërohet në formacionin startues, për ndeshjen që fillon në ora 18:30.
Kjaer pësonte një lëndim në ligamente më 1 dhjetor të vitit 2021, në ndeshjen kundër Genoa. /Lajmi.net/