Në mesin e spekulimeve për një transferim drejt Chelsea – De Jong udhëton në Londër
Frenkie de Jong ka udhëtuar sot drejt Londrës. Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, e ardhmja e De Jong vazhdon të jetë e paqartë. Sot në Spanjë u raportua se mesfushori ka udhëtuar drejt Londrës, ndërsa ende nuk dihet cila është arsyeja, përcjell lajmi.net. Së fundmi holandezi…
Sport
Frenkie de Jong ka udhëtuar sot drejt Londrës.
Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar të verës, e ardhmja e De Jong vazhdon të jetë e paqartë.
Sot në Spanjë u raportua se mesfushori ka udhëtuar drejt Londrës, ndërsa ende nuk dihet cila është arsyeja, përcjell lajmi.net.
Së fundmi holandezi ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea, andaj nuk përjashtohet mundësia për një udhëtim për të arritur marrëveshje.
Gjatë rrugës për në aeroport lojtari u pyet nga emisioni ‘El chiringuito’ nëse do të qëndrojë në ‘Camp Nou’, por ai hezitoi të përgjigjej.
Në Spanjë më pas u raportua se lojtarët e Barçës kanë disa ditë të lira dhe udhëtimi i tij mund të jetë një pushim i shkurtër për De Jong.
Mbetet të shihet nëse udhëtimi i mesfushorit drejt Anglisë është thjeshtë pushim, apo për të arritur marrëveshje./Lajmi.net/