Drita gabon përsëri, lëshon pikë ndaj Ferizajt

Skuadra e Dritës ka bërë një tjetër hap fals në Superligën e Kosovës. Skuadra gjilanase, Drita ka luajtur baras 1:1 në udhëtimin e saj në Ferizaj, shkruan lajmi.net. ‘Intelektualët’ kaluan të parët në epërsi, kur Besnik Krasniqi, në minutën e 66’, nga penalltia arriti të gjente golin. Me një penallti u gëzuan edhe vendasit, të…

Sport

28/08/2022 18:58

Skuadra e Dritës ka bërë një tjetër hap fals në Superligën e Kosovës.

Skuadra gjilanase, Drita ka luajtur baras 1:1 në udhëtimin e saj në Ferizaj, shkruan lajmi.net.

‘Intelektualët’ kaluan të parët në epërsi, kur Besnik Krasniqi, në minutën e 66’, nga penalltia arriti të gjente golin.

Me një penallti u gëzuan edhe vendasit, të cilët në minutën e 86’ barazuan me anë të Egzon Shabanit.

Drita në tri ndeshje numëron pesë pikë, derisa Ferizaj merr pikën e dytë në katër ndeshje. /Lajmi.net/