Grand Prix Belgjika: Verstappen i jashtëzakonshëm, fiton garën pasi niset nga pozita 14
Max Verstappen ka bërë një garë të jashtëzakonshme në Belgjikë. Skuadra e Red Bull ka marrë fitoren e radhës në Formula 1 këtë edicion, me pilotin holandez Max Verstappen që afrohet gjithnjë e më shumë me titullin kampion, shkruan lajmi.net. Kampioni në fuqi e nisi këtë garë nga pozita e 14, pasi kishte bërë disa…
Sport
Max Verstappen ka bërë një garë të jashtëzakonshme në Belgjikë.
Skuadra e Red Bull ka marrë fitoren e radhës në Formula 1 këtë edicion, me pilotin holandez Max Verstappen që afrohet gjithnjë e më shumë me titullin kampion, shkruan lajmi.net.
Kampioni në fuqi e nisi këtë garë nga pozita e 14, pasi kishte bërë disa intervenime në motorin e bolidit, por kjo nuk e ndaloi atë të mahniste tifozët.
Verstappen e mbylli garën në pozitën e parë, me Carlos Perez në pozitën e dytë dhe Carlos Sainz në pozitën e tretë.
Leclerc përfundoi i pesti por me penalltinë e pranuar në fund, e humb atë pozitë nga Alonso. Lewis Hamilton doli nga gara në xhiron e parë. /Lajmi.net/