Kounde është regjistruar tashmë në La Liga

Jules Kounde është regjistruar tashmë në La Liga. Qendërmbrojtësi francez tashmë shfaqet zyrtarisht në listën e lojtarëve të rinj për Ligën Santander 2022-23 dhe kjo do të thotë se ai mund të rreshtohet nga Xavi Hernández kundër Valladolidit. Pasi nuk mundi të luajë në dy ditët e para kundër Rayo Vallecano dhe Real Sociedad, Kounde…

Sport

27/08/2022 19:59

Jules Kounde është regjistruar tashmë në La Liga.

Qendërmbrojtësi francez tashmë shfaqet zyrtarisht në listën e lojtarëve të rinj për Ligën Santander 2022-23 dhe kjo do të thotë se ai mund të rreshtohet nga Xavi Hernández kundër Valladolidit.

Pasi nuk mundi të luajë në dy ditët e para kundër Rayo Vallecano dhe Real Sociedad, Kounde tashmë do jetë për xhiron e tretë.

Mbetet të shihet nëse Xavi Hernandez do startojë me francezin në ndeshjen e nesërme.

Takimi në mes Barcelonës dhe Valladolid zhvillohet të dielën, me fillim nga ora 19:30./Lajmi.net/