Trajneri i boksit “shfryen” ndaj Florian Markut: Kemi boksierë më të mirë se ai, ndeshja e tij la për të dëshiruar
Zef Gjoni, që është trajner i kombëtares së boksit në Shqipëri, e ka “ulur me këmbë në tokë” Florian Markun. Në një intervistë të dhënë së fundi për Panorama Sport, Gjoni u shpreh se Shqipëria ka boksierë më të mirë se Marku, duke shtuar se paraqitja e tij të enjten mbrëma la për të dëshiruar.…
Sport
Zef Gjoni, që është trajner i kombëtares së boksit në Shqipëri, e ka “ulur me këmbë në tokë” Florian Markun.
Në një intervistë të dhënë së fundi për Panorama Sport, Gjoni u shpreh se Shqipëria ka boksierë më të mirë se Marku, duke shtuar se paraqitja e tij të enjten mbrëma la për të dëshiruar.
“Ne kemi boksierë që sot janë në nivel më të mirë se Florian Marku në Shqipëri, që janë Alban Beqiri dhe Denis Nurja. Janë specialistë, janë një nivel më lartë se Marku. Duke marrë parasysh që kundërshtari i Markut në renditjen e tij është i 30-ti në Meksikë, ndërsa në botë është i 260, ku është konkurrenca, për çfarë titulli? Duhet të jetë në vendin e 1 ose të 2 e jo me të 2016. Kjo ndeshje lë për të dëshiruar. Unë nuk e di se ku ka konkurruar në cilën federatë, e kam të paqartë. Nëse do të diskutohej ndeshja diku të tjetër do kishte shumë kritika”, tha Gjoni.
Tutje, ai theksoi se Marku i ka gjetur sponzorët e duhur për t’i bërë vetes publicitet.
“Floriani ka gjetur sponsorë për t’i bërë vetes publicitet”, përfundoi ai.
Siç dihet, Marku u ndesh me Miguel Parran të cilin e mposhti vetëm pas 10 raundeve përballje. /Lajmi.net/