“Kur s’e don, s’e don” – Martial lëndohet sërish, humbet ndeshjen ndaj Southamptonit
Anthony Martial është lënduar në prag të ndeshjes ndaj Southamptonit në Premier League. Lajmin e konfirmoi vetë trajneri i tij, Erik ten Hag, në një konferencë për shtyp një ditë para përballjes. Sipas tij, francezi pësoi një dëmtim në regjionin e thembrës, transmeton lajmi.net. Lojtari u kthye nga një lëndim paraprak në ndeshjen e së…
Anthony Martial është lënduar në prag të ndeshjes ndaj Southamptonit në Premier League.
Lajmin e konfirmoi vetë trajneri i tij, Erik ten Hag, në një konferencë për shtyp një ditë para përballjes.
Sipas tij, francezi pësoi një dëmtim në regjionin e thembrës, transmeton lajmi.net.
Lojtari u kthye nga një lëndim paraprak në ndeshjen e së hënës ndaj Liverpoolit, por duket se qëndrimi në bokse do të rikthehet sërish për lojtarin.
Ende nuk dihet shkalla e lëndimit dhe kohëzgjatja e mungesës së tij. /Lajmi.net/