Drejtori i Lecce nxit spekulimet për transferimin e Umtiti

Samuel Umtiti mund të kalojë në futbollin Italian. Lojtari i Barcelonës, Samuel Umtiti është shumë afër transferimit në Itali, te skuadra e Lecce. Një gjë të tillë e lë të kuptohet edhe drejtori i Lecce, Pantaleo Corvino, i cili së fundmi dha disa komente për këto spekulime. “Po punojmë në disa ide, në heshtje, dhe…

Sport

24/08/2022 11:46

Samuel Umtiti mund të kalojë në futbollin Italian.

Lojtari i Barcelonës, Samuel Umtiti është shumë afër transferimit në Itali, te skuadra e Lecce.

Një gjë të tillë e lë të kuptohet edhe drejtori i Lecce, Pantaleo Corvino, i cili së fundmi dha disa komente për këto spekulime.

“Po punojmë në disa ide, në heshtje, dhe po shohim nëse mund t’i finalizojmë”, ka thënë Corvino, transmeton lajmi.net.

“Në këtë pikë, gjithçka është e mundur”, ka shtuar ai.

Lecce duan ta transferojnë Samuel Umtiti në formë huazimi dhe janë duke punuar për detajet financiare të marrëveshjes. Barca duhet të paguajë një pjesë të madhe të pagës së lojtarit, nëse duan ta bëjnë të mundur largimin e tij. /Lajmi.net/