Adriana Matoshi luan rolin kryesor në filmin e ri “Everybody Calls Redjo”

Kanë nisur tashmë xhirimet e filmit të ri “Everybody Calls Redjo”. Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet e filmit, shkruan lajmi.net. Xhirimet do të realizohen në Maqedoninë e Veriut. Në rolin kryesor do të jetë aktorja e njohur, Adriana Matoshi. Ajo do të luajë Hirën, gruan e Redjo dhe…

ShowBiz

23/08/2022 17:35

Kanë nisur tashmë xhirimet e filmit të ri “Everybody Calls Redjo”.

Me skenar të Ibër Dearit dhe Artan Selmanit, protagonistët kanë filluar xhirimet e filmit, shkruan lajmi.net.

Xhirimet do të realizohen në Maqedoninë e Veriut.

Në rolin kryesor do të jetë aktorja e njohur, Adriana Matoshi.

Ajo do të luajë Hirën, gruan e Redjo dhe për këtë të fundit është konfirmuar se do të luajë aktori Afrim Muçaj.

Krahas këtyre, në këtë film pjesëmarrës janë: Adem Karaga, Adrian Aziri, Bereda Reshit, Mirsad Abazi, Labinot Raçi, Ledion Mulaki, Bujar Ahmeti dhe Daniela Markaj.

Adriana tani ka shpërndarë edhe disa pamje të reja nga xhirimet e këtij filmi.

“Të gjithë thërrasin Adriana”, ka shkruar ajo referuar projektit në fjalë.

Detaje rreth datës së publikimit të filmit nuk janë dhënë./Lajmi.net/