Verstappen: S’ka zgjidhje të shpejtë për bolidët ekstremisht të rëndë
Pothuajse të gjitha skuadrat kanë pasur problem me bolidët këtë edicion, përfshirë edhe liderët e Red Bull. Rregullat e reja të F1 kanë bërë që kombinimet të jenë më të vështira për kompletimin e bolidit. Bolidët e këtij edicioni janë ekstremisht të rënda. Për këtë problem, zgjidhje të shpejtë nuk pret as kampioni botëror, Max…
Sport
Pothuajse të gjitha skuadrat kanë pasur problem me bolidët këtë edicion, përfshirë edhe liderët e Red Bull.
Rregullat e reja të F1 kanë bërë që kombinimet të jenë më të vështira për kompletimin e bolidit. Bolidët e këtij edicioni janë ekstremisht të rënda.
Për këtë problem, zgjidhje të shpejtë nuk pret as kampioni botëror, Max Verstappen.
“Por, sigurisht, pesha e bolidëve, ata janë ekstremisht të rëndë, gjë që mendoj se nuk është mirë, dhe që nuk shoh zgjidhje të shpejtë për këtë”, ka thënë Verstappen, transmeton ljami.net.
“Por, në përgjithësi, gjërat kanë qenë pak më mirë. Është e vështirë të themi sa më mirë do të ishte, por së paku për mua, ka mundësi më të mira për të garuar”, shtoi kampioni.
Holandezi aktualisht prin kampionatin në Formula 1, dhe nëse gjërat shkojnë sikur në gjysmën e parë të sezonit, Max do të regjistrojë titullin e dytë të kampionit. /Lajmi.net/