Lewandowski: Jam krenar për golat dhe fitoren

Robert Lewandowski ka folur pas ndeshjes ndaj Real Sociedad. Barcelona mbrëmë fitoi me rezultat 4:1 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e xhiros së dytë, në La Liga. Në këtë takim shkëlqyen disa lojtarë, në mesin e tyre edhe ylli polak Robert Lewandowski. Sulmuesi shënoi dy gola, pikërisht në ditëlindjen e tij. E pas ndeshjes Lewandowski…

Sport

22/08/2022 08:27

Robert Lewandowski ka folur pas ndeshjes ndaj Real Sociedad.

Barcelona mbrëmë fitoi me rezultat 4:1 ndaj Real Sociedad, në ndeshjen e xhiros së dytë, në La Liga.

Në këtë takim shkëlqyen disa lojtarë, në mesin e tyre edhe ylli polak Robert Lewandowski.

Sulmuesi shënoi dy gola, pikërisht në ditëlindjen e tij.

E pas ndeshjes Lewandowski u shpreh i lumtur për golat e tij dhe për fitoren.

“Goli i parë që shënoj në një ekip të ri shkon gjithmonë për babain tim, i cili e shikon nga qielli. Ka qenë i pabesueshëm, jam shumë i lumtur dhe krenar për ekipin sepse në pjesën e dytë kemi qenë shumë mirë dhe kemi shënuar katër gola. Tash do të kthehemi në Barcelonë dhe do të mund të shijojmë ditët në vijim”, tha ylli polak.

Kujtojmë se në javën e parë Barca ishte ndarë baras pa gola me Rayo Vallecanon./Lajmi.net/