Atalanta-Milan, test i vështirë për skuadrën e Piolit, formacionet e mundshme
Një ndeshje mjaftë e vështirë dhe interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Atalantës dhe Milanit që do të zhvillohet në stadiumin “Gewiss Stadium” me fillim nga ora 20:45. Të dy ekipet vijnë në këtë ndeshje pasi morën nga tre pikë në xhiron e parë të Serie-A ku Atalanta mposhti Sampdorian, kurse Milani triumfoi ndaj Udineses,…

Sport
Një ndeshje mjaftë e vështirë dhe interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Atalantës dhe Milanit që do të zhvillohet në stadiumin “Gewiss Stadium” me fillim nga ora 20:45.
Të dy ekipet vijnë në këtë ndeshje pasi morën nga tre pikë në xhiron e parë të Serie-A ku Atalanta mposhti Sampdorian, kurse Milani triumfoi ndaj Udineses, transmeton lajmi.net.
Zlatan Ibrahimovic dhe Krunic janë mungesat nga radhët e kuqezinjve, kurse të Atalanta do të mungojnë Cebezas, Ederson dhe Muratore.
Formacionet e mundshme janë këto:
Atalanta: Musso, Toloi, Demiral, Okoli, Hateboer, De Roon, Koopmeiners, Maehle, Pasalic, Lookman, Zapata.
Milan: Maignan, Calabria, Kalulu, Tomori, Theo, Tonali, Bennacer, Messias, Diaz, Leao, Rebic./Lajmi.net/