Usyk merr zemër pas meçit me Joshua: Dua të ndeshem me Tyson Fury, jam i sigurt se nuk është pensionuar
Oleksandr Usyk mbrëmë ka mposhtur për herë të dytë me radhë Anthony Joshuan duke mbrojtur kështu titullin kampion bote në pesha të rënda. Pas meçit, Usyk ka falënderuar të gjithë që janë lutur për të dhe fitoren ia ka dedikuar Ukrainës. “Dua të falënderoj çdokënd që është lutur për mua. Dua të falënderoj Zotin për…
Sport
Oleksandr Usyk mbrëmë ka mposhtur për herë të dytë me radhë Anthony Joshuan duke mbrojtur kështu titullin kampion bote në pesha të rënda.
Pas meçit, Usyk ka falënderuar të gjithë që janë lutur për të dhe fitoren ia ka dedikuar Ukrainës.
“Dua të falënderoj çdokënd që është lutur për mua. Dua të falënderoj Zotin për forcën që më dha sot. Zoti im është Krishti. Ia dedikoj këtë fitore vendit tim, familjes time, ekipit tim, ushtrisë që po mbrojnë vendin tim”, shprehet ai
Ai është shprehur se ky meç do të mbesë në histori dhe do të përcjellet në shumë gjenerata.
“Kjo është tashmë histori. Shumë gjenerata do ta shikojnë këtë, sidomos raundin kur dikush deshi të më rrihte shumë, por u mbajta, dhe e ktheva në një mënyrë tjetër. Faleminderit Zotit”, thotë ai.
Krejt në fund, Usyk ka ftuar në ring kampionin e pamposhtur të peshave të rënda, Tyson Fury, duke thënë se nëse nuk lufton me të, nuk do të luftojë fare.
“Jam i sigurt se nuk është pensionuar ende, jam i bindur se ai do të luftojë me mua dhe unë dua ta luftojë atë. Nëse nuk do të luftojë me Furyn, nuk do të luftojë fare”.
Në anën tjetër, Fury ka dhënë shenja se mund të kemi një meç të tillë. /Lajmi.net/
“I devote this victory to my country!” ??
Oleksandr Usyk’s emotional post-fight interview after a ‘historic’ victory ?pic.twitter.com/S0xmAyhBBt
— Sky Sports (@SkySports) August 21, 2022