Joshua në lot pas meçit me Usyk: Jam shumë i mërzitur
Mbrëmë është zhvilluar revanshi midis dy boksierëve të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ku ky i fundit doli fitues pas 12 raundeve luftë. Pas meçit, të dy boksierët kishin sjellje sportive ndaj njëri-tjetrit, por për Joshuan kjo ishte humbja e dytë radhazhi nga boksieri ukrainas, shkruan lajmi.net. Në konferencën për media pas…
Sport
Mbrëmë është zhvilluar revanshi midis dy boksierëve të peshave të rënda, Anthony Joshua dhe Oleksandr Usyk ku ky i fundit doli fitues pas 12 raundeve luftë.
Pas meçit, të dy boksierët kishin sjellje sportive ndaj njëri-tjetrit, por për Joshuan kjo ishte humbja e dytë radhazhi nga boksieri ukrainas, shkruan lajmi.net.
Në konferencën për media pas meçit me Usyk, Joshua është parë i mërzitur derisa ka shpërthyer në lot duke thënë se është i mërzitur.
“Është vërtetë e vështirë të them se jam krenar me vetën. Unë jam i mërzitur, me të vërtetë, thellë në zemrën time”, shprehet Joshua teksa shpërthen në lot.
An emotional Anthony Joshua speaks after his defeat against Oleksandr Usyk ?
?️ “?’? ????? ???? ???? ?? ?? ?????” ??pic.twitter.com/kNMlhkNe0x
— Sky Sports (@SkySports) August 21, 2022
Në anën tjetër, Usyk pas meçit me Joshuan ka ftuar në ring kampionin e pamposhtur të boksit, Tyson Fury i cili kishte njoftuar pensionimin, por mbrëmë ka dhënë shenja se mund t’i kthehet ringut. /Lajmi.net/