Ishte gati të luftonte ndaj Rusisë, notari ukrainas “hedh” armët dhe fiton medaljen e artë në kampionatin evropian
Notari ukrainas Mykhailo Romanchuk fitoi medaljen e artë në 1500 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian në Romë. Romanchuk përfundoi stilin e tij për 14:36.10 minuta. Italiani Gregorio Paltrinieri (14:39.79) fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa francezi Damien Joly (14:50.86) përfundoi i treti. Romanchuk ka bërë bujë në media gjatë muajve të fundit për vendimin…
Sport
Notari ukrainas Mykhailo Romanchuk fitoi medaljen e artë në 1500 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian në Romë.
Romanchuk përfundoi stilin e tij për 14:36.10 minuta. Italiani Gregorio Paltrinieri (14:39.79) fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa francezi Damien Joly (14:50.86) përfundoi i treti.
Romanchuk ka bërë bujë në media gjatë muajve të fundit për vendimin e tij për t’u bashkuar me ushtrinë ukrainase në luftën kundër Rusisë.
Ai ishte aq i vendosur për të shkuar në luftë kundër Rusisë, saqë vendimin e tij ia njoftoi edhe familjes së tij pasi donte të bëhej vullnetar. Megjithatë, kjo nuk ndodhi.
“Pas shumë diskutime, arritëm në përfundimin se nuk mund të ndihmoj shtetin tim me armë”, tha Mihajlo. /Lajmi.net/