Presidenti Begaj: Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj lidhur me situatën në veri të Kosovës theksoi se ekziston rreziku që strukturat kriminale atje ta provokojnë situatën për të eskaluar gjendjen dhe për këtë presidenti Begaj tha se ato struktura kanë mbështetjen e shtetit serb. Ndërsa për insittucionet shtetërore të Kosovës shtoi se ata duhet ta ruajnë qetësinë. “Ka…

Lajme
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj lidhur me situatën në veri të Kosovës theksoi se ekziston rreziku që strukturat kriminale atje ta provokojnë situatën për të eskaluar gjendjen dhe për këtë presidenti Begaj tha se ato struktura kanë mbështetjen e shtetit serb.
Ndërsa për insittucionet shtetërore të Kosovës shtoi se ata duhet ta ruajnë qetësinë.
“Ka rrezik për eskalim të situatës në veri të Kosovës. Atje ka struktura kriminale të përkrahura nga elementet shtetërore që mund të cënojnë sigurinë. Ajo që mund të them është që të ruajmë qetësinë dhe të marrim cdo incident me qetësi e ta raportojmë në media e të mos lëmë Serbinë që të keqinformojë për ngjarje të caktuara”, shtoi presidenti Begaj.
I pyetur për Shqipërinë në rast të ndonjë eskalimi të situatës, ai shtoi se shteti shqiptar do të qëndrojë në krah të Kosovës me të gjitha mjetet, raporton Rtklive.
Por presidenti Begaj vuri theksin më shumë te rruga paqësore, te dialogu, që, sipas tij është rruga e duhur për të arritur paqen e përhershme në rajon, duke shtuar se nacionalizmi eshtë element i vjetruar tashmë.
“Ne jemi në kohën e mdedornizmit, ku vetëm me dialog mundemi t’i zgjidhim problemet që mund të na dalin. Dhe rruga euroantlantike e Kosovës është e pashmangshme, e patjetërsueshme dhe e duhur, ndaj me ndihmën e SHBAsë, BE-së dhe aleatëv tjerë dialogu do të anvancohet më tej”, theksoi mes tjerash presidenti Begaj.
Ndërsa për takimet e kryeministrit Kurti me Sekretarin e NATO-s, Stoltenberg, dhe një ditë më vonë në Bruksel, presidenti Begaj vlerësoi se ato janë takime me rëndësi të veçantë, sepse kanë të bëjnë me sigurinë vendit dhe të rajonit.
“Ndërsa takimi në NATO është takim i rëndësishëm për të dyja palët, ku do të bëhet e ditur se dhuna nuk do të tolerohet, sepse dhuna sjellë mjerim, varfëri, nuk duhet t’i kthehemi reminishencës”, theksoi presidenti Begaj.
Më tej ai shtoi se mesazhi nga NATO do të jetë i qartë, kushdo që promovon dhunën do të ndëshkohet dhe do të margjinalizohet.