Cili shtet në rajon paguan më së shtrenjti për internet në mobil dhe ku radhitet Kosova?
Çmimet mesatare për një gigabajt (1GB) u krahasuan mes më shumë se 5 mijë pakosh internet në mobil në 233 vende të botës, më 2022. Bazuar në një infografikë të publikuar nga REL, Kosova renditet në vendin e 66’të, ku një gigabajt internet kushton mesatarisht 1 euro e 17 centë. Shqipëria renditet në vendin e…
Lajme
Çmimet mesatare për një gigabajt (1GB) u krahasuan mes më shumë se 5 mijë pakosh internet në mobil në 233 vende të botës, më 2022.
Bazuar në një infografikë të publikuar nga REL, Kosova renditet në vendin e 66’të, ku një gigabajt internet kushton mesatarisht 1 euro e 17 centë.
Shqipëria renditet në vendin e 56’të, Maqedonia e Veriut në vendin e 91’të, Mali i Zi në vendin e 163, Serbia në vendin e 157, derisa Bosnjë e Hercegovina në vendin e 36’të.
Shtetet ku internet kushton më së shtrenjti janë Shën Helenë, Ishujt Falkland dhe Sao Tome e Principe.