Aksident i rëndë trafiku në Istog, një fëmijë humb jetën pasi goditet nga vetura
Një këmbësor fëmijë është goditur nga një veturë duke marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ku ka shtuar se, aksidenti i rëndë ka ndodhur në Istog gjatë ditë së djeshme, shkruan lajmi.net. Po ashtu njoftohet se viktima…

Lajme
Një këmbësor fëmijë është goditur nga një veturë duke marrë lëndime të rënda trupore, si pasojë e të cilave ka ndërruar jetë.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ku ka shtuar se, aksidenti i rëndë ka ndodhur në Istog gjatë ditë së djeshme, shkruan lajmi.net.
Po ashtu njoftohet se viktima është goditur nga i dyshuari pasi ky i fundit ka qenë duke qarkulluar në rrugën Pejë-Mitrovicë dhe se i njëjti nuk i është përshtatur kushteve të rrugës.
Tutje njoftohet edhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje
Komunikata e plotë:
Humbi jetën njё fëmijë, në aksident trafiku
Pejë, 16 gusht 2022
Ju informojmë se me datë 15 gusht 2022, rreth orës 17:15, policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Kovrag- Istog.
Në këtë aksident ishin të përfshira një veturë dhe një këmbësor (fëmijë).
Deri te aksidenti ka ardhur deri sa i dyshuari ishte duke qarkulluar ne rrugën Pejё-Mitrovicё, i njëjti duke mos ju pёrshtatur kushteve tё rrugёs e godet viktimën tё cilit i shkakton lëndime tё rёnda trupore, i njëjti dёrgohet nё QKMF-Istog e me pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, dhe si pasojё e lëndimeve femiu ndёrron jetё, kёtё e kanё konfirmuar ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndërsa i dyshuari dërgohet ne mbajtje. /Lajmi.net/