Brenda shtatë muajve, 139 mjekë u larguan nga Kosova
Për tre vjet, nga Kosova janë larguar 403 mjekë. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka treguar ikjen e mjekëve ndër vite. Sipas Sejdiut, duke iu referuar statistikave të Odës Ekonomike të Kosovës, vetëm brenda shtatë muajve 139 mjekë lanë Kosovën për një vend më të mirë të punës. “Sipas statistikave të OMK-së, që…
Lajme
Për tre vjet, nga Kosova janë larguar 403 mjekë.
Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu ka treguar ikjen e mjekëve ndër vite.
Sipas Sejdiut, duke iu referuar statistikave të Odës Ekonomike të Kosovës, vetëm brenda shtatë muajve 139 mjekë lanë Kosovën për një vend më të mirë të punës.
“Sipas statistikave të OMK-së, që nga janari i vitit 2020 deri në ditën e sotme 403 mjekë janë larguar nga Kosova. Vetëm në vitit 2020 janë larguar 105 mjekë, kurse në 2021 janë larguar 159 dhe që nga janari i 2022 deri me sot janë larguar 139 mjekë”, tha Sejdiu për Insajderi.
Mjekët në Kosovë kanë humbur besimin në ndryshim, ndaj edhe greva nuk shihet si opsion, thotë tutje Sejdiu.
“Duke pasur parasysh rastet e mësipërmet, fjala grevë për mjekët më nuk ka kuptim dhe mjekët fatkeqësisht kanë zgjedhur heshturazi rrugën e largimit për shkak se kanë humbur besimin në ndryshim”, tha Sejdiu.