Ten Hag i dëshpëruar: Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë, më vjen keq për tifozët
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur pas humbjes turpshme ndaj Brentfordit. ‘Djajtë e Kuq’ e kanë filluar shumë dobët sezonin e ri në Premier Ligë. Në javën e parë ata u mposhtën në shtëpi nga Brightoni (1:2). Sot, në udhëtim u poshtëruan, pasi humbën me rezultat të thellë 4:0, përcjell lajmi.net. E…
Sport
Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka folur pas humbjes turpshme ndaj Brentfordit.
‘Djajtë e Kuq’ e kanë filluar shumë dobët sezonin e ri në Premier Ligë.
Në javën e parë ata u mposhtën në shtëpi nga Brightoni (1:2).
Sot, në udhëtim u poshtëruan, pasi humbën me rezultat të thellë 4:0, përcjell lajmi.net.
E pas ndeshjes është trajneri i United që u shpreh i dëshpëruar.
“Ekipi duhet të marrë përgjegjësinë. Më vjen keq për tifozët.
“U kërkova të luanin me besim dhe të merrnin përgjegjësi, këtë nuk e bënë”, tha holandezi për ‘Sky’.
Ndeshja e radhës për ‘Djajtë e Kuq’ është ndaj gjigantit Liverpool./Lajmi.net/