Ancelotti: Do të tërhiqem pasi ta përfundoj aventurën me Real Madridin

Carlo Ancelotti ka thënë se nuk do ta ushtrojë më postin e trajnerit pasi ta përfundojë eksperiencën me Real Madridin. Në një intervistë të dhënë të shtunën ai tha se aventura me “Los Blancos” do të jetë e fundit për të në stol, transmeton lajmi.net. “Do të tërhiqem nga futbolli pas kësaj aventure në Real…

Sport

13/08/2022 12:32

Carlo Ancelotti ka thënë se nuk do ta ushtrojë më postin e trajnerit pasi ta përfundojë eksperiencën me Real Madridin.

Në një intervistë të dhënë të shtunën ai tha se aventura me “Los Blancos” do të jetë e fundit për të në stol, transmeton lajmi.net.

“Do të tërhiqem nga futbolli pas kësaj aventure në Real Madrid”, theksoi italiani në një prononcim për medie para ndeshjes ndaj Almerias.

Ardhja e tij në stol te madrilienët ndryshoi për së miri gjërat, duke e fituar Champions Leaguen për një kohë shumë të shkurtër. /Lajmi.net/