Lajm i mirë për ‘Blaugranët’, Barcelona mund të regjistrojë transferimet e reja
Barcelona së shpejti do mund të regjistrojë lojtarët e rinj. Sipas raportimeve nga ‘AS’, Barça do të aktivizojë edhe levën e katërt ekonomike, duke shitur 24.5% të drejtave televizive te “Orpheus Media”. E përditshmja spanjolle njofton se me shitjen e 24.5% të drejtave të tyre, katalanasit do të përfitojnë afro 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.…
Sport
Barcelona së shpejti do mund të regjistrojë lojtarët e rinj.
Sipas raportimeve nga ‘AS’, Barça do të aktivizojë edhe levën e katërt ekonomike, duke shitur 24.5% të drejtave televizive te “Orpheus Media”.
E përditshmja spanjolle njofton se me shitjen e 24.5% të drejtave të tyre, katalanasit do të përfitojnë afro 100 milionë euro, përcjell lajmi.net.
Kështu, Barcelona mund të jenë në gjendje që të regjistrojnë transferimet e reja, si dhe zgjatjen e kontratave të Dembeles dhe Sergi Robertos.
Rol kyç që ‘Blaugrana’ të arrijë të regjistrojë lojtarët ka dhënë edhe Pique, pasi ka pranuar zbritje të pagës dy herë./Lajmi.net/