Giroud në dyshime për ndeshjen e parë të sezonit
Olivier Giroud është në dyshime për ndeshjen parë të sezonit për Milanin. Sipas raportimeve të fundit në Itali, sulmuesi francez pritet të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri. Ai nuk pritet të jetë me Milanin ndaj Udineses për shkak të problemeve muskulore, transmeton lajmi.net. 35-vjeçari pati rol të rëndësishëm në sezonin e…

Sport
Olivier Giroud është në dyshime për ndeshjen parë të sezonit për Milanin.
Sipas raportimeve të fundit në Itali, sulmuesi francez pritet të mungojë në ndeshjen e parë të sezonit të ri.
Ai nuk pritet të jetë me Milanin ndaj Udineses për shkak të problemeve muskulore, transmeton lajmi.net.
35-vjeçari pati rol të rëndësishëm në sezonin e fundit për skuadrën që drejtohet nga Stefano Pioli.
Milani e fitoi titullin e parë pas një dekade, ndërsa sulmuesi francez shënoi 11 gola në 29 paraqitje për “Rossonerët”.
Përveç Giroud, për Milanin në ndeshjen e parë nuk do të jetë as Sandro Tonali dhe Zlatan Ibrahimovic.
Ndeshja në mes Milanit dhe Udineses zhvillohet më 13 gusht, me fillim nga ora 18:30./Lajmi.net/