Christiensen dhe Kessie mund të largohen falas nëse nuk regjistrohen deri të shtunën

Andreas Christiensen dhe Franck Kessie do të largohen falas nga Barcelona, nëse nuk regjistrohen deri të shtunën. Sipas ESPN, situata është duke u bërë më serioze, transmeton lajmi.net. Asnjë nga lojtarët e transferuar në këtë verë nuk është regjistruar në skuadër. Siç raporton prestigjiozja spanjolle, e shtuna do të jetë dita e fundit kur mund…

Sport

10/08/2022 16:20

Andreas Christiensen dhe Franck Kessie do të largohen falas nga Barcelona, nëse nuk regjistrohen deri të shtunën.

Sipas ESPN, situata është duke u bërë më serioze, transmeton lajmi.net.

Asnjë nga lojtarët e transferuar në këtë verë nuk është regjistruar në skuadër.

Siç raporton prestigjiozja spanjolle, e shtuna do të jetë dita e fundit kur mund të regjistrohen dy të sipërpërmendurit, në të kundër largohen falas. /Lajmi.net/