Tuchel bën presion te drejtuesit për Aubameyang

Thomas Tuchel është duke u bërë presion drejtuesve të Chelseas për të nënshkruar sa më shpejt me sulmuesin e Pierre-Emerick Aubameyang. Lojtari po pëlqehet shumë nga gjermani dhe shihet si një pikë referimi për majën e sulmut. Largimi i Timo Wernerit ka lënë boshllëk të theksuar në këtë repart, andaj do të tentohet që sa…

Sport

10/08/2022 15:43

Thomas Tuchel është duke u bërë presion drejtuesve të Chelseas për të nënshkruar sa më shpejt me sulmuesin e Pierre-Emerick Aubameyang.

Lojtari po pëlqehet shumë nga gjermani dhe shihet si një pikë referimi për majën e sulmut.

Largimi i Timo Wernerit ka lënë boshllëk të theksuar në këtë repart, andaj do të tentohet që sa më shpejt të gjendet një zgjidhje adekuate.

Aubameyang pati një gjysmësezon fantastik në Barcelonë, diçka të cilën synon ta bëjë edhe sezonin e ri.

Vetë gabonezi nuk ka dëshirë të largohet nga “Camp Nou”, por nëse diçka e tillë ndodh, destinacioni i tij do të jetë “Stamford Bridge”. /Lajmi.net/