Hamilton i hapur për të rinovuar me Mercedes: Jam akoma në mision, nuk jam i gatshëm të dorëzohem
Lewis Hamilton planifikon të jetë në garat e Formula 1 edhe për disa vite. Ylli britanik i F1, Lewis Hamilton, tashmë shtatë herë kampion botëror, do të synojë titullin rekord, atë numër tetë. I pyetur për rinovimin e mundshëm me Mercedes, piloti e ka pranuar se e ka menduar një gjë të tillë. “Do të…
Sport
Lewis Hamilton planifikon të jetë në garat e Formula 1 edhe për disa vite.
Ylli britanik i F1, Lewis Hamilton, tashmë shtatë herë kampion botëror, do të synojë titullin rekord, atë numër tetë.
I pyetur për rinovimin e mundshëm me Mercedes, piloti e ka pranuar se e ka menduar një gjë të tillë.
“Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk kam menduar për rinovimin”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.
“Unë jam akoma në mision, akoma më pëlqen të vozis, jam akoma duke u sfiduar”, ka shtuar ai. “Kështu që nuk ndjehem gati”, ishin fjalët e shtatë herë kampionit.
Hamilton nuk ka marrë akoma asnjë fitore këtë edicion, me bolidin W13 të Mercedes që pati disa ngecje në pjesën e parë të sezonit. /Lajmi.net/