Lëndohet Tonali, mund të mungojë një muaj
Sandro Tonali mund të mungojë një muaj për Milanin. Milani është në pritje të testeve pasi Sandro Tonali pësoi lëndim gjatë miqësore 6-1 ndaj Vicenza-s, pasi ka frikë se mesfushori mund të mungojë për një muaj. ‘Kuqezinjtë’ ishin tashmë 4-1 në avantazh në ‘Stadio Romeo Menti’ kur Tonali rrëshqiti dhe u zgjat shumë, duke lënduar…

Sport
Sandro Tonali mund të mungojë një muaj për Milanin.
Milani është në pritje të testeve pasi Sandro Tonali pësoi lëndim gjatë miqësore 6-1 ndaj Vicenza-s, pasi ka frikë se mesfushori mund të mungojë për një muaj.
‘Kuqezinjtë’ ishin tashmë 4-1 në avantazh në ‘Stadio Romeo Menti’ kur Tonali rrëshqiti dhe u zgjat shumë, duke lënduar pjesën e brendshme të këmbës së majtë.
Pa pritur këshilla nga stafi mjekësor, lojtari i acaruar doli duke çaluar nga fusha dhe drejt e në dhomat e zhveshjes, transmeton lajmi.net.
Raportet fillestare nga ‘Sportitalia’ sugjerojnë se bëhet fjalë për një lëndim që mund ta lë jashtë fushave për një muaj, megjithëse do të nevojiten teste për të parë shkallën e dëmtimit.
Milani fillon sezonin e Serie A më 13 gusht kundër Udineses në ‘San Siro’, më pas viziton Atalantën më 21 gusht, Bolonja më 27 gusht, Sassuolo më 30 gusht dhe Interin më 3 shtator.
Mbetet të shihet se sa do të mungojë Tonali./Lajmi.net/