Dua Lipa pranon Pullën Postare me figurën e saj: Do të vazhdoj të bëj edhe më shumë që vendi ynë të ngritët sa më lart

Sot është bërë promovimi i Pullës Postare ‘Dua Lipa’, në nderim të këngëtares kosovare të njohur botërisht. Në pranimin e kësaj pulle ishte e pranishme vetë Lipa e cila shprehet e lumtur për këtë nderim që i është bërë. “Do të vazhdoj të bëj edhe më shumë që vendi ynë të ngritët sa më lart’,…

ShowBiz

06/08/2022 16:11

Sot është bërë promovimi i Pullës Postare ‘Dua Lipa’, në nderim të këngëtares kosovare të njohur botërisht.

Në pranimin e kësaj pulle ishte e pranishme vetë Lipa e cila shprehet e lumtur për këtë nderim që i është bërë.

“Do të vazhdoj të bëj edhe më shumë që vendi ynë të ngritët sa më lart’, ka thënë e emocionuar Lipa.

Ndërkaq dorëzimi i kësaj pulle është bërë nga Fakete Kadiu, ushtruese detyre e Krye-shefes Ekzekutive të Postës së Kosovës.