Arsenali merr një fitore të vështirë ndaj Crystal Palace

Arsenali ka marr një fitore të vështirë në ndeshjen ndaj Crystal Palace. ‘Topçinjtë’ kanë mposhtur me rezultat 2:0 Crystal Palace. Gjatë gjithë pjesës së parë ekip më i mirë ishin mysafirët, shkruan lajmi.net. Përveç golit të vetëm që shënuan, ata kishin edhe disa raste të tjera, por nuk u treguan të saktë. Pas një asistimi…

Sport

05/08/2022 22:53

Arsenali ka marr një fitore të vështirë në ndeshjen ndaj Crystal Palace.

‘Topçinjtë’ kanë mposhtur me rezultat 2:0 Crystal Palace.

Gjatë gjithë pjesës së parë ekip më i mirë ishin mysafirët, shkruan lajmi.net.

Përveç golit të vetëm që shënuan, ata kishin edhe disa raste të tjera, por nuk u treguan të saktë.

Pas një asistimi nga Zinchenko, ishte Martinelli që në minutën e 20` shënoi golin e avantazhit për ‘Topçinjtë’.

Arsenali kishin mundësi të dyfishonin rezultatin, por u mungoi konkretizimi.

Në anën tjetër edhe vendasit kishin shanse të barazojnë, por në vend ishte Aaron Ramsdale.

Në pjesë e dytë Arsenali lanë hapësira për Crystal Palace, por sërish ishte i saktë me pritje portieri i ekipit londinez.

Për rezultatin final 2:0 u përkujdes Guehi që shënoi në portën e tij në minutën e 85` të takimit.

Kështu skuadra e Mikel Artetas, mori tri pikë të rëndësishme në një ndeshje të vështirë./Lajmi.net/