City gjen alternativën për Cucurella, avancon në negociata për Sergio Gomez

Manchester City po punon për transferimin e një mbrojtësi të majtë. Skuadra e Pep Guardiola u tërhoq nga gara për Marc Cucurella, ndonëse kishte marrëveshje personale me lojtarin. Çmimi i kërkuar që shkonte në 50 milionë funte, zmbrapsi skuadrën e ‘Citizens’. Tani ata po punojnë për një alternativë. Raportime të shumta bëjnë të ditur se…

Sport

03/08/2022 13:40

Manchester City po punon për transferimin e një mbrojtësi të majtë.

Skuadra e Pep Guardiola u tërhoq nga gara për Marc Cucurella, ndonëse kishte marrëveshje personale me lojtarin.

Çmimi i kërkuar që shkonte në 50 milionë funte, zmbrapsi skuadrën e ‘Citizens’. Tani ata po punojnë për një alternativë.

Raportime të shumta bëjnë të ditur se City janë në negociata me Anderlecht, për Sergio Gomez, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Premier League janë gati t’i japin lojtarit një kontratë pesëvjeçare.

Mbetet të shihet nëse do të arrihet akordi për transferimin e mbrojtësit të majtë. Ai do të ishte mbulues i hapësirave të lëna nga Oleksandr Zinchenko. /Lajmi.net/