Aguero: S’e kuptoj vendimin e City për ta shitur Sterling

Sergio Aguero ka dhënë përsëri disa komente lidhur me situatën te Manchester City. Ikona argjentinase mes tjerash ka dhënë vlerësimet e tij për merkaton e ‘Citizens’, specifikisht duke folur për Raheem Sterling. Sterling u largua nga ‘Etihad’ në drejtim të Chelsea. Kjo lëvizje është e pakuptimtë për Aguero. “Unë s’e kuptoj shitjen e Raheem Sterling”,…

Sport

02/08/2022 12:16

Sergio Aguero ka dhënë përsëri disa komente lidhur me situatën te Manchester City.

Ikona argjentinase mes tjerash ka dhënë vlerësimet e tij për merkaton e ‘Citizens’, specifikisht duke folur për Raheem Sterling.

Sterling u largua nga ‘Etihad’ në drejtim të Chelsea. Kjo lëvizje është e pakuptimtë për Aguero.

“Unë s’e kuptoj shitjen e Raheem Sterling”, ka thënë Sergio Aguero, transmeton lajmi.net.

“Ka disa raste kur Manchester City marrin vendime të çuditshme”, shtoi argjentinasi.

Në ndeshjen e Community Shield ndaj Liverpool, City u vërejt të kishte probleme në krahët e sulmit, me lojtarët që ishin anësorë të brendshëm. /Lajmi.net/