De Ketelaere ateron në Milano, sot pritet zyrtarizmi
Charles De Ketelaere do të jetë përforcimi i radhës te Milan. Skuadra ‘Rossoneri’ për disa javë radhazi ka qenë në negociata me Club Brugge, për transferimin e CDK. De Ketelaere ka mbërritur në Milano në orët e para të mëngjesit, përcjell lajmi.net. Ai ka udhëtuar së bashku me familjen e tij. ?⚫?? Le prime immagini…

Sport
Charles De Ketelaere do të jetë përforcimi i radhës te Milan.
Skuadra ‘Rossoneri’ për disa javë radhazi ka qenë në negociata me Club Brugge, për transferimin e CDK.
De Ketelaere ka mbërritur në Milano në orët e para të mëngjesit, përcjell lajmi.net. Ai ka udhëtuar së bashku me familjen e tij.
?⚫?? Le prime immagini di Charles #DeKetelaere a Linate #Milan pic.twitter.com/nScuOwqye3
— Antonio Vitiello (@AntoVitiello) August 1, 2022
Sot, lojtari pritet të kryej testet mjekësore te Milan dhe pastaj të nënshkruajë kontratën e tij.
Dy skuadrat thuhet se janë pajtuar për një shifër që shkon në 32 milionë euro plus 3 milionë bonuse. /Lajmi.net/