Napoli kompleton këtë javë transferimin e Kepa Arrizabalaga

Skuadra e Chelsea mund ta kompletojë transferimin e Kepa Arrizabalaga gjatë kësaj jave. Tash e disa kohë, Napoli është në kërkim të një portieri që do të mbulojë hapësirat e David Ospina. Spanjolli i Chelsea, Kepa Arrizabalaga është në mesin e alternativave, por procedurat nuk janë të lehta. Gjithsesi, kompletimi i transferimit pritet të bëhet…

Sport

01/08/2022 17:52

Skuadra e Chelsea mund ta kompletojë transferimin e Kepa Arrizabalaga gjatë kësaj jave.

Tash e disa kohë, Napoli është në kërkim të një portieri që do të mbulojë hapësirat e David Ospina.

Spanjolli i Chelsea, Kepa Arrizabalaga është në mesin e alternativave, por procedurat nuk janë të lehta. Gjithsesi, kompletimi i transferimit pritet të bëhet këtë javë, përcjell lajmi.net.

Mediat italiane thonë se Kepa do të udhëtojë drejt Napolit gjatë kësaj jave, për të kompletuar huazimin.

Spanjolli ka humbur pozitën e tij te ‘Blutë’ që nga koha kur Edouard Mendy u transferua në ‘Stamford Bridge’.

Me Kupën e Botës që po afron, Kepa kërkon skuadër ku do të ketë minuta, për ta bindur Luis Enriquen për një ftesë. /Lajmi.net/