Chelsea duhet ‘të thyej bankën’ për transferimin e Fofana

Skuadra e Chelsea vazhdon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi. Pasi dështuan në transferimin e Jules Kounde, Chelsea po bëjnë maksimumin për të gjetur një alternativë. Wesley Fofana i Leicester është në radarin e ‘Bluve’, por skuadra londineze duhet të paguajë shumë për kartonin e tij. Sipas raportimeve të David Ornstein, Leicester e vlerësojnë…

Sport

31/07/2022 18:19

Skuadra e Chelsea vazhdon të jetë në kërkim të një qendërmbrojtësi.

Pasi dështuan në transferimin e Jules Kounde, Chelsea po bëjnë maksimumin për të gjetur një alternativë.

Wesley Fofana i Leicester është në radarin e ‘Bluve’, por skuadra londineze duhet të paguajë shumë për kartonin e tij.

Sipas raportimeve të David Ornstein, Leicester e vlerësojnë lojtarin me 95-100 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Chelsea paraprakisht ka transferuar edhe Kalidou Koulibaly, por duhet të kenë edhe një ardhje, konsideruar largimet e shumta që pati në repartin e mbrojtjes gjatë kësaj vere – e me gjasë pritet të ketë edhe më shumë.

Mbetet të shihet nëse skuadra e Chelsea do të jetë gati të ofrojë shumë aq të lartë, ose përmes negociatave do ta zbresë kërkesën. /Lajmi.net/