Chelsea mbyll nënshkrimin e tretë për këtë merkato

Chelsea ka mbyll transferimin e portierit të Chicago Fire, Gabriel Slonina. Pas sigurimit të nënshkrimeve të Koulibaly dhe Raheem Sterling, Chelsea ka arritur një marrëveshje me Chicago Fire për transferimin e Gabriel Slonina në Londër, transmeton lajmi.net. Sipas Fabrizio Romanos, amerikani do të kryejë sot testet mjekësore te ‘Blutë e Londrës’. Ndërsa kur të përfundojë…

Sport

31/07/2022 11:37

Chelsea ka mbyll transferimin e portierit të Chicago Fire, Gabriel Slonina.

Pas sigurimit të nënshkrimeve të Koulibaly dhe Raheem Sterling, Chelsea ka arritur një marrëveshje me Chicago Fire për transferimin e Gabriel Slonina në Londër, transmeton lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romanos, amerikani do të kryejë sot testet mjekësore te ‘Blutë e Londrës’.

Ndërsa kur të përfundojë sezoni me Chicagon, do t`i bashkohet Chelseat më 1 janar.

Real Madridi dhe Bayern Munich ishin të interesuar për të, por në fund lojtari 18-vjeçar ka vendosur për skuadrën londineze./Lajmi.net/